DYLON

Kryetari i Vitisë vizitoi Njësinë e Menaxhimit të Mbeturinave “Ecohigjena” në Viti

Kryetari i Vitisë vizitoi Njësinë e Menaxhimit të Mbeturinave “Ecohigjena” në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave “Ecohigjena” në Viti, ku është pritur nga përgjegjësi Haxhi Qerimi.

Me këtë rast kryetari Haliti është njoftuar me punën e kësaj kompanie si dhe ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre.

EkoHigjiena

Ai ka parë edhe nga afër 66 kontejnerë metalik, që ka përfituar komuna e Vitisë, nga projekti i GIZ-it gjerman në kuadër të grandit të perfomancës “Mjedisi i pastër” të cilët do të shpërndahen në këtë komunë për konsumatorët.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kryetarit Haliti.

Me këtë rast Kryetari Haliti, ka kërkuar nga qytetarët e komunës së Vitisë, që të paguajnë faturat e mbeturinave dhe të përfshihen sa më shumë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.