Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 529 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD.
Përndryshe, nga Policia e Kosovës thonë se po vazhdojnë me patrullimet e shtuara për të zbatuar masat dhe ligjin anti-COVID.
“Patrullat policore, jenë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.
Në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore që synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe zbatimin e Ligjit anti COVID-19”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/