Masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona po vazhdojnë të mos respektohen nga qytetarët.
Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 480 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD-19.
Ndërkohë aktualisht në vend janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19. /2LONLINE.com/