Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1006 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVD.
Përndryshe, nga Policia e Kosovës vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për respektim të masave AntiCovid.
“Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.
Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik”, thuhet në një njoftim të Policisë. /2LONLINE.com/