Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) falë bashkëpunimit të mediave ka pranuar një video dhe në bazë të sajë është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionit rrugor duke bërë manovrim të pa sigurtë në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin. Për këtë veprim ndaj tijë është shqiptuar gjobë.
Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë, thuhet në raportin e policisë./2LONLINE/