Qytetarët vazhdojnë të njoftohet dhe njëkohësisht të paisen ne fletëpalosje të Aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. ka bërë me dije se sot, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan vazhdoi me fushatën “Lajmëro Policinë” duke shpërndarë fletëpalosjet lidhur me aplikacionin digjital të cilin Policia e Kosovës(PK) e ka lansuar që vitin e kaluar.
Kësaj radhe fletëpalosjet po shpërndahen në hapsirat e stacionit policorë Gjilan dhe të DRP-së .
“Policia e Kosovës (PK) fton qytetarët që kanë në përdorim telefonat me sistem operativ Android që ta shkarkojnë aplikacionin “Lajmëro Policinë” dhe përnes këtij aplikacioni të paraqesin rastet, shqetësimet apo ankesat e tyre”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sias tij, Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vetë. /2LONLINE.com/