DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, z. Arne Sannes Bjørnstad, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z.Jens Erik Grøndahl.

Z.Bjørnstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.
Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.