Në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, njësia për komunitet nga stacioni policor i Gjilanit së bashku me sektorin përgjegjës, ka mbajtur një takim me Këshillin e fshatit Perlepnicë të Gjilanit, me qellim të diskutimit në përgjithësi të çështjes së sigurisë.
“Ky takim është mirëpritur nga ky këshill dhe përfaqësuesit e saj kanë premtuar se do të kenë bashkëpunim të mirë me organet e rendit, kështu që do të do ta përkrahin punën dhe aktivitetet policore në dobi të qytetarëve dhe komunitetit të këtij lokaliteti”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan..
Përndryshe, Këshilli i fshatit gjendjen në përgjithësi e kanë paraqitur të mirë dhe mirëpresin prezencën dhe patrullimet policore në ketë fshat me çka dhe do të ndihmohet në parandalim të mundshëm të veprave penale.