DYLON

Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e OKB-së për ndërtimin e tregut mobil

Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e OKB-së për ndërtimin e tregut mobil
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim pune dhe ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me znj. Caroline Onekalit, nga Zyra e OKB – së në Kosovë për Përkrahjen e Komuniteteve, në vlerë prej 27 mijë dollarë, ku parashihet investimi në infrastrukturë publike në zonën ku jetojnë komunitete të ndryshme.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka falënderuar Zyra e OKB – së për Përkrahjen e Komuniteteve në Kosovë, për financimin e projektit “Green Market” (tregut të gjelbër mobil), në afërsi të objektit të Kishës Ortodokse në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se me këtë investim bëhet një zgjidhje e mirë dhe krijohen kushte të favorshme për shitjen e produkteve të ndryshme që janë kryesisht nga fusha e bujqësisë.

EkoHigjiena

Ndërsa, përfaqësuesja e Zyrës së OKB-së për Përkrahjen e Komuniteteve, znj. Onekalit, ka thënë se gjithnjë kanë mbështetur projekte që kanë qëllim bashkëjetesën, punën përkrahjen dhe integrimin e të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka përmendur faktin se Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të diverzitetit kulturo, fetar e etnik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.