Stacioni Policorë në Gjilan, njësitet “Policia në Komunitet” kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në qytetin e Gjilanit, njësitet policore të “Policisë në Komunitet”, do të shihen në vazhdimësi, për disa ditë duke shpërndarë fletushka informuese me qëllim që qytetarët të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit të fëmijëve në kërkim lëmoshë.
“Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta. Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që tu gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe t’i kthehen shkollimit”, thotë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, dhënia e lëmoshës është ma tepër goditje se sa ndihmë për ta, andaj apelohet që mos t’u jepen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë.
Fletushka informuese janë shpërndarë nëpër sheshe, biznese dhe kalimtarëve të rastit.
“Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe u bënë të ditur se qëllimi i kësaj fushate është pikërisht në të mirën e këtyre fëmijëve”, ka thënë zëdhënësi Ismet hashani. /2LONLINE.com/