DYLON

Policia e Kosovës realizon planin operativ përmes të cilit identifikoi 66 lëmoshkërkues

Policia e Kosovës realizon planin operativ përmes të cilit identifikoi 66 lëmoshkërkues
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) ka realizuar planin operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili  është zbatuar në  gjithë  territorin  e Republikës së Kosovës. 

Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë  rajonale të  DHTQNJ-së  dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendra për punë sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore.

EkoHigjiena

Plani operativ ka rezultuar me identifikimin e 66 lëmoshkërkuesve, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre 45 janë nga Shqipëria ndërsa 21 janë nga Kosova.

Gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar  gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast  janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  në  njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në  ligjin për të huaj. /2LONLINE.com/