Në vazhdën e rritjes së sigurisë së përgjithshme të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan janë në implementim të planit operative “Shpejtësia”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, vetëm gjatë periudhës një javore nga 17 – 23 maj 2019, janë shqiptuar gjithsejtë (99) nëntëdhjetë e nëntë tiketa gjobitëse, gjersa në total që nga fillimi i implementimit të këtij plani, për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme: Tejkalim të shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, përdorim i telefonit gjatë drejtimit të mjetit, e kundërvajtje tjera janë shqiptuar gjithsejtë 559-tiketa gjobitëse.
Po ashtu janë konfiskuar si masë e përkohshme mbrojtëse (13) trembëdhjetë Patentë shoferi.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe në vazhdimësi apelon vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe gjatë drejtimit të mjeteve të tyre në çdo rrethanë të respektohen normat dhe ligjet në fuqi, në mënyrë që të preventojmë sa të jetë e mundur ma shumë që mos të kemi aksidentet në trafik”, ka thënë toger Ismet Hashani.