Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore gjatë 24 të fundit në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar 288 fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre masave, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Vetëm në Gjilanjanë shqiptuar gjithsejtë 147 forma të tilla që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren. Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfillur vendimin e qeverisë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rastet e evidentuara nëpër komunat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan:
Nga Komuna e Gjilanit 147 fletëparaqitje, nga Komuna e Kamenicës 22, nga Komuna e Vitisë 60, nga Komuna e Kllokotit 13, Komuna Novobërdës 2 dhe nga njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet tjera mbështetëse janë evidentuar 44 raste.
Në 5 raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar Komunal.
“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën të gjithë ata që takohen duke mos i zbatuar këto masa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të parapara me ligj”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/