Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 20 aksidente, janë shqiptuar 575 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 20 aksidente, janë shqiptuar 575 gjoba

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (29.07.2020 deri më 04.08.2020), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 20 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 575 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 20 aksidente trafiku, nga të cilat 10 me lëndime në njerëz, 10 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 575 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 34 incidente, ndërsa ka pasur 16 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin. /2LONLINE.com – Foto: LUMI HD/

KOMENTE