Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid -19, gjatë datës 03 gushtë 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Vetëm në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë pesëdhjetë e dy fletëparaqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren.
Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfillur vendimin e qeverisë, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, në tetë raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar komunal, vlen të ceket se në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit janë mbyllur dy lokale hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.
“Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/