Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunimit dhe dhunës në familje, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe Viti.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNIM
Gjilan , 28.08.2023-12:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Viti 28.08.2023, 19:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime. /2LONLINE/