Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, lëndimit të lehtë trupor, aksidentit të trafikut, arrestimit të personit të kërkuar, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Gjilan, Kllokot, Partesh, Kmetovc të Gjilanit dhe Ramjan të Vitisë.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Kllokot 21.08.2023 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima është dërguar për tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 20.08.2023 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Kmetovc, Gjilan 21.08.2023 – 18:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte shkaktuar aksident në të cilin kanë qenë të përfshira edhe dy vetura tjera me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës nga veturat dhe një pasagjer të cilët kanë pranuar tretman mejkësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili e ka shkaktuar aksidentin është dërguar në mbajtje.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fsh. Ramjan, Viti 21.08.2023 – 11:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.
• Rr. Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan 21.08.2023 – 01:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar. /2LONLINE/