• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Gagica: Nuk bëhet fjalë vetëm për dështim por për shkatërrim thuajse të gjithçkaje që është ndërtuar me mund

Redaksia 2LONLINE 21 Gusht, 2023 2 min
 Gagica: Nuk bëhet fjalë vetëm për dështim por për shkatërrim thuajse të gjithçkaje që është ndërtuar me mund

Reagime të shumta pas lajmit për mos-blerje e teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Nazim Gagica, kryetar i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dea në Gjilan ka thënë se shpërndarja e librave falas dhe në kohë për nxënësit, si obligim institucional dhe standard i krijuar ndër vite në Republikën e Kosovës, jo vetëm që ndikon drejtpërdrejtë në nxënje por edhe krijon lehtësi për prindërit në kohën kur ata përballen me rritje të shpenzimeve sidomos në stinën e vjeshtës.

“Institucioneve të vonuara nuk u mjaftuan muaj të tërë për të siguruar libra për fillim të mbarë të vitit shkollor, ndërsa sot kur jemi vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit, ata dalin e njoftojnë se nuk munden të sigurojnë libra, duke e deleguar fajin si zakonisht sa herë dështojnë ne realizimin e projekteve”, ka thënë Gagica, i cili dikur edhe drejtonte Drejtorinë Komunale për Arsim në Gjilan.

“Sot, nuk bëhet fjalë vetëm për dështim, por për shkatërrim thuajse të gjithçkaje që është ndërtuar me mund e për shumë vjet”, ka thënë ai. 

Përndryshe, Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po e shqyrton mundësinë që këtë vit librat për nxënësit t’i blejnë vetë prindërit, ndërsa mjetet për librat ministra t’ua transferojë nëpër llogari prindërve. Kështu deklaroi të hënën në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /2LONLINE/

Etiketa:AAK Gjilan libra Nazim Gagica rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Fushatë vetëdijesuese kundër zjarreve

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com