Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të mashtrimit, arrestimit, dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.
Raporti i policisë:
MASHTRIM
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.08.202-17:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i futur në lajthitje disa kompani të bizneseve ka përfituar shuma të ndryshme të parave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 20.08.2022-11:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti duke shkaktuara dhunë në familje, e ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fsh.Gumnishtë, Gjilan, 24.08.2022-00:35. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substance të dyshuara narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh.Shipashnicë,Kamenicë, 24.08.2022-15:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës. /2LONLINE/