Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raste të fajdesë, sulmit ndaj personit zyrtar dhe dhunës në familje
Raporti i policisë:
FAJDE
Gjilan (NN) 31.08.2022 – 15:30. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të detyrimit dhe fajdeve njësitë policore kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar si dhe kanë kontrolluar dy lokacione të dyshuara. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre karikator, 93 fishekë, dy telefona mobil, 1379 euro, 250 franga dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Agim Rashiti, Gjilan 31.08.2022 – 16:48. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor pasi të njëjtit kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar, kishte vazhduar lëvizjen duke i përplasur. Zyrtarët policor kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.
DHUNË FAMILJARE
Gjilan, 31.08.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar ( djalin e tij) e kishte kanos verbalisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/