DYLON

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc fillon mësimin pa tekste shkollore!

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc fillon mësimin pa tekste shkollore!
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar se si do të zhvillohet mësimi gjatë vitit shkollor 2022/2023.

Njoftimi i plotë në Facebook: 

EkoHigjiena

Të dashur nxënës, të nderuar arsimtarë,

Më 01.09.2022. fillon shkollimi i gjeneratës së 55-të në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Posa lamë prapa një vit shumë të suksesshëm në shumë drejtime.

Vitet e para dhe të katërta mësimin e fillojnë ora 07:50, ndërsa vitet e dyta dhe të treta mësimin e fillojnë ora 11:50. Ora zgjatë 30 min.

Vitin e ri shkollor do ta fillojmë me katër kabinete të pajisura me kompjuterë të gjeneratës së dhjetë, ku sigurisht se do të ngritet cilësia e kualitetit në mësim.

Risi në këtë vit do të jetë edhe përdorimi i ditarit elektronik. Janë bërë trajnime të arsimtarëve nga personeli i shkollës.

Fatkeqësisht edhe këtë vit po e fillojmë pa tekste shkollore, problem i cili po na përcjell qe disa vite.

Për zbutjen e këtij problemi mjaftë të madh, kemi krijuar kushte solide për përdorimin e teksteve digjitale.

Duhet të jemi të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve, duke respektuar rregullat për mbrojtje nga pandemia.

Urojmë që edhe në këtë vit të realizohen pritshmëritë tona.

Suksese të gjithëve!

Nga drejtoria e shkollës.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.