Me datë 14.07.2020 Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”.
Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:
B. D. M/Kosovar
A. D. M/Kosovar
A. Sh. M/Kosovar
A. B. M/Kosovar
R. I. M/Kosovar
Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.
Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:
5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.
3 peshore elektronike
Qese për paketim të substancës narkotike
Folje alumini
Një palë doreza
Një armë zjarri
Një karikator
Tre fishekë
11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram
7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.
Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin .
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.