• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Filozofia e robit në gjykimin e lirisë

Redaksia 2LONLINE 14 Korrik, 2020 4 min
 Filozofia e robit në gjykimin e lirisë

Në historinë e njerëzimit ka popuj që janë shuar, nuk ekzistojnë më. Shikuar në retrospektivë, në rrethana të ndryshme të zhvillimeve gjeopolitike, në epoka të caktuara të historisë sonë, kishte predispozita që një fat i tillë ti godet edhe shqiptarët.

 Shkruan: Shefik Surdulli   –   2LONLINE.com  

Por, megjithatë, mbijetuam duke paguar një çmim të lart të jashtëzakonshëm ndër breza, dhe kemi arritur deri këtu, ku për herë të parë, edhe njëra pjesë e trungut shqiptar (Kosova), fitoi lirinë dhe pavarësinë shtetërore të saj.

Për të gjithë ata që kanë një minimum dije e kulture kombëtare, janë të njohura këto teza, por, brenga ime është te një fenomen tjetër, i cili mbase na ka përcjellë në të gjitha periudhat e historisë sonë të dhimbshme.

Si një pengesë e shfaqur në rrugëtimin e zhvillimit tonë të mëtutjeshëm, në kohë paqeje, mbinë alamet gjyqi kundër shqiptarëve – luftëtarëve të UÇK-së, por që në fund nuk doli asgjë nga pretendimet hileçare për njollosjen e luftës çlirimtare.

Siç dihet tashmë, u krijua edhe një gjykatë tjetër speciale vetëm për shqiptarët.

Çështë e vërteta, ajo po e bënë punën e saj, në të cilën, siç po shihet, janë të gërshetuara një mori interesash politike, të cilat u shpërfaqën edhe me rastin e publikimit të aktakuzës (të pa konfirmuar zyrtarisht) ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli, që të dy nga lidershipi i luftës çlirimtarëve – UÇK. Por, ç’interes kanë një dyzinë “intelektualësh” (hiç masën e tërbuar naive – primitive dhe atë të rivalizimit politik!), që i duartrokasin kësaj fatkeqësie (jo individuale – sipas premisave Millosheviçiane)?!

Në këtë kontekst, mbetet dilema:

1. Nuk përfituan ndonjë kockë…?!
2. Mbanë ndonjë mëri – urrejtje personale?!
3. Nuk ishin aty ku duhet në momentin e duhur – hisedar në lirinë e Kosovës?!
4. Janë të varfër edhe për nga vetëdija kombëtare për qëllimin dhe të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ?!
5. Jetojnë me nostalgjinë për « babën mbret », apo për regjimet sunduese serbo-jugosllave?
6. Janë të shitur – i kanë mbetur borxh padronit?
7. Kanë anomali (deformim) në gjenin e tyre shqiptar?!

Njëra nga këto domosdo duhej të ketë qenë, ngase të tjera teori nuk njoh unë në këtë relacion.

Cilin adut të vetëm e mbajnë ata në dorë, a në shpirtin e tyre të mykur, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të cilën po ekstazojnë sot?!

Nuk mundë të shpjegohet ndryshe kureshtja dhe dëshira e tyre aq e lartë për t’i parë prapa grilave luftëtarët e lirisë, të UÇK-së dhe prijësit e saj, karshi krimeve monstruoze e gjenocidit të paparë serb mbi shqiptarët, përball së cilave dolën të organizuar me aq mund e sakrificë po këta luftëtarë e dhjeëtra – mijëra të tjerë, duke lënë pas në altarin e lirisë shumë bashkëluftëtarë – dëshmorë të kombit.

Mbase ata besojnë akoma në përrallën e gjyshës për lejlekun – sqepgjatin, që i solli aksidentalisht në jetë!

Nëse këtë soj e paskësh sjellë lejleku, lirinë jo!

Etiketa:aktuale liria Opinion Shefik Surdulli UÇK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com