Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti sektorial dhe ai i policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një vizitë në Kopshtit e fëmijëve ,”Ardhmëria’’ në qytetin e Gjilanit.
Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.
Zyrtarët policor me këtë rast përmes një ligjërate kanë njoftuar fëmijët për rregullat dhe sjelljen e tyre në komunikacionin rrugor.
Në ligjëratë përveç stafit edukatorë, kanë marrë pjesë rreth tetëdhjetë (80) fëmijë, janë pranuar shumë pyetje të fëmijëve në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/