DYLON

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planin Lokal të Transportit për Komunën e Kamenicës 2024-2028

Mbahet konsultimi publik për Draft-Planin Lokal të Transportit për Komunën e Kamenicës 2024-2028
Avatar photo Redaksia

Grupi për hartimin e Draft-Planin Lokal të Transportit për Komunën e Kamenicës 2024-2028 ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument.

Të pranishëm në këtë konsultim ishin Drejtori i Shërbimëve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, Drejtoresha e Prones, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Diana Kryeziu-Ajvazi, zyrtarë komunal dhe të tjerë.

EkoHigjiena

këtë takim kryesuesi i grupit punues Hysen Jerliu ka prezantuar Draft-Planin duke thënë se është një plan strategjik zhvillimor nga fusha e komunikacionit për komunën e Kamenicës.

“Me këtë plan, tentohet fillimi i planifikimit të transportit rrugor të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Nga aspekti i komunikacionit, ky plan do të shërbejë si bazë e mirë për përpilimin e planeve dhe projekteve në komunën e Kamenicës, të cilat ndërlidhen me fushën e komunikacionit. Realizimi i Planit Lokal të Transportit Rrugor për Komunën e Kamenicës ka për qëllim uljen e shkallës së motorizimit, duke promovuar forma të tjera të lëvizjes, si zhvillimin e çiklizmit dhe krijimin e hapësirave për ecje në këmbë, përkatësisht krijimin e kushteve infrastrukturore me qëllim të akomodimit të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, është shprehur ai.

Ai duke prezantuar këtë dokument theksoi se hartimi i Planit Lokal të Transportit Rrugor mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të transportit dhe lëvizjeve të tjera (lëvizjeve të motorizuara dhe të pa motorizuara) me qëllim që të krijojnë:

• sigurimin e qasjes sa më të lehtë për lëvizjet ditore dhe shërbime të tjera

• përmirësimin e shkallës së sigurisë

• zvogëlimin e ndotjes së ambientit

• rritjen e efikasitetit dhe ekonomicitetit gjatë transportit të njerëzve dhe të mallrave

• rritjen e atraktivitetit dhe kualitetin e mjedisit urban.

Pasi kryesuesi Hysen Jerliu ka prezantuar Draft-Planin në tërësi, është hapur diskutimi për pyetje dhe komente nga të pranishmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.