Policia e Kosovës, përmes një ceremonie festive shënoi 23 vjetorin e themelimit të saj, në të cilën morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani- Sadriu, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, u. d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Hoti, përfaqësues të inistucioneve vendore dhe partnerë ndërkombëtarë si dhe menaxhmenti i lartë i PK-së.
Me rastin e shënimit të 23 vjetorit, Policia e Kosovës, për pjesëtarët e saj, për punën e dalluar policore, ka ndarë medalje, mirënjohje dhe lëvdata, të cilat janë shpërndarë në departamente dhe drejtoritë rajonale, po ashtu në shenjë falënderimi për bashkëpunim me PK-në mirënjohje u janë ndarë edhe qytetarëve. /2LONLINE/