Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, në disa komuna në regjione të ndryshme, ka realizuar aktivitete vetëdijësuese për tematikën në fjalë.
Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deqan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë.
Përveq ligjëratave gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale sensibilizuese si: fletore, qanta, lapsa, etj…
Policia e Kosovës do të vazhdojë të zhvilloj aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritet vetëdi /2LONLINE/