Policia e Kosovës pranoi një donacion nga regjimenti MSU Karabinieri-KFOR, i cili ka të bëjë me dhurimin e njëzet e dy (22) Ozonifikatorëve, të cilët do të jenë në dispozion të përdorimit nga ana e Policisë së Kosovës.
Akti i dorëzimit të donacionit u bë nga Kolonel Enio SIMONE Komandant i Regjimenti të MSU Karabineri, tek Drejtori i Përgjithshëm i PK-se, Rashit Qalaj, i cili falenderojë Komandantin e MSU-së për donacionin, perkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që MSU-ja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës.