Ndërmjet datave 3 dhe 9 qershor 2024, dyzet (40) vende të ndryshme nga mbarë bota, përfshirë përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX DHE INTERPOL, morën pjesë në ditët e përbashkëta të veprimit (EMPACT) kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe (3-9 qershor 2024) në kuadër të planit operativ të koduar me emrin “PORTA” përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe në mbështetje të njësive tjera të specializuara, të kufirit dhe të drejtorive rajonale policore, ka ndërmarrë masat dhe janë realizuar veprime/aktivitete si në vijim:
-Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit;
-Operacione të përbashkëta me inspektorë të ministrisë (MINT), ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (musik live);
-Operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e qendrave të masazhit.
Nga këto operacione/aktivitete policore kanë rezultuar si në vijim:
-Inspektimi/kontrollimi i tridhjetë e nëntë (39) lokaleve (musik live), ku në to janë hasur gjithsej (436), punëtorë/e; (309) femra dhe (127) meshkuj, prej tyre (204) shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa (232) shtetas të huaj; (216- të Shqipërisë, 11- të Serbisë , 3- të Ukrainës, 2-të Kolumbisë). Njëmbëdhjetë (11) lokale janë mbyllur për shkelje administrative;
-Inspektim i dyzet e gjashtë (46) qendrave të masazhit, ku në to janë hasur gjithsej: (145) punëtore, (114) femra dhe (31) meshkuj, nga to (111) shtetase të Republikës së Kosovës, ndërsa (34) shtetase të huaja (21- të Shqipërisë, 12-të Tajlandës, 01-të Serbisë ). Njëzet e gjashtë (26) qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative;
-Inicimi i tri (3) rasteve për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe një kundërvajtje “marrje me prostitucion”;
-Arrestimi i tre (3) personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe dy (2) persona për kundërvajtje ‘marrje me prostitucion’;
-Identifikimi i tetë (8)fëmijëve lëmosh kërkues, viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, të cilët janë detyruar nga prindërit të kërkojnë lëmoshë;
-Pesëdhjetë e gjashtë (56) persona iu janë referuar Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe theks të veçantë po i kushton edhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën e pa kompromis ndaj krimeve që tejkalojnë kufijtë kombëtar duke qenë pjesë e operacioneve të përbashkëta rajonale dhe globale. /2LONLINE/