Njësitet e “Policisë në Komunitet” në vazhdën e strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” kanë vizituar Qendrën për Trajtim Ditor për Fëmijët me Nevoja të Veçanta “Pema” në Gjilan.
Koordinatorja e qendrës, Ema Sallahu na mirëpriti dhe ne sot ishim pjesë e aktiviteteve ditore bashkë me stafit e kësaj qendre. Gjatë vizitës, patëm rastin të shihnim shumë punime e vizatime të punuara nga fëmijët dhe poashtu patëm kënaqësinë që së bashku të realizojmë edhe mbjelljen e luleve në oborrin e kopshtit të kësaj qendre”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Ai shtoi se Policia e Kosovës gjithmonë është në ndihmë dhe përkrahje të të gjithë qytetarëve të saj. /2LONLINE.com/