DYLON

Presidentja Osmani pritet në takim nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Presidentja Osmani pritet në takim nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga kryeministrja Kaja Kallas.

Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë në shumë sfera, e posaçërisht në atë të fushës së teknologjisë informative, ndaj ka thënë se bashkëpunimi me këtë shtet duhet të shtrihet edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit dhe shkëmbimit kulturor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.