Sot me 27 dhjetor 2019 , Gjilan Kolonel Elmina Mahmuti drejtor i Policisë se Kosovës, Drejtoria Rajonale – Gjilan, dhe Major Alban Ramushi komandant i stacionit policor të Gjilanit në përmbylljen e këtij fund-viti, kanë ndarë mirënjohjeje për kompanitë e sigurimit privat “SAS”, dhe “Drita”, si dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore “Bejta Komerc”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se këto kompani gjatë vitit që e lamë pas kanë pas një bashkëpunim me policinë e Kosovës në dobi të qytetarëve dhe të komunitetit në përgjithësi.
“Policia e Kosovës shpreh mirënjohje dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë qytetarët e saj në mënyrë që tē krijoj ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.