Futbollistët e Crvena Zvezdës që pritej të vinin në Kosovë janë ndaluar nga Njësia Speciale e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës.
Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan/Kosove.
I pranishëm në Jarinë ishte edhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Branislav Radoviq, për lajmi.net ka konfirmuar se ekipi i Crvena Zvezdës, ani pse është nisur qysh ditën e djeshme, ende nuk ka hyrë në Kosovë.
Ai ka thënë se skuadrës serbe nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.