Policia e Kosovës (PK), Njësia për Komunitet e stacionit policor në Gjilan, udhëhequr nga Rreshtere Sahadete Sadiku, në bashkëpunim me nxënësit dhe psikologen, Festa Demiri nga sot kanë filluar me ligjërata nëpër shkolla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, sot në Shkollën e Mesme, Gjimnazi Natyror ”Xhavit Ahmeti “u mbajte ligjërata me nxënësit e klasave të dhjeta.
“Ligjëratat janë duke u realizuar me temën “Dukuritë Negative në Shoqëri, Delikuenca e të miturve, Dhuna ndaj bashkëmoshatareve, Kodi i Drejtësisë për të mitur”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, ligjëratat do të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme.
“Policia e Kosovë në vazhdimësi bashkë me pedagogë përgjegjës do të punojnë në të mirë të nxënësve”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/