Bazuar në statistikat policore vetëm gjatë 24 orëve të kaluara tre (3) persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku sipas informacioneve fillestare shkaktarë kryesor vlerësohet të kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, perdorimi i alkoolit etj.
“Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka ndermarr masa aktive në funksion të një sigurie më të madhe nëpër rruget tona, me gjithë aktivitetet për parandalim të aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundervajtsëve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetsim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve në përgjithësi dhe humbjen e jetëve njerzore në veçanti, kerkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, perfshirë institucionet dhe pjesmarrësit në trafik, në veqanti kerkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjetve. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen; kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mos perdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasyshë për parandalim të aksidenteve”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndermarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jet zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve fatale, thuhet në komunikatë.