DYLON

Vazhdon Superliga, Gjilani e pret në shtëpi Drenicën

Vazhdon Superliga, Gjilani e pret në shtëpi Drenicën
Avatar photo Elife Sherifi

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje të radhës. Në program janë të zhvillohen dy ndeshje të tjera, njëra në Gjilan e tjetra në Mitrovicë.

Lideri aktual i Superligës, Gjilani kthehet të luaj para tifozëve të vet pasi kreu dënimin nga FFK me dy ndeshje jashtë terrenit.

Bardhekuqtë do të jenë nikoqir të Drenicës që kërkon pikë nga ky udhëtim.

EkoHigjiena

‘Skifterat’ duan t’i ndalin tri pikët në Gjilan për të mos e lëshuar pozitën e parë në tabelë.

Ndeshje për pikë të rëndësishme pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Ballkanin.

Ballkani pas barazimit me Llapin ka humbur vendin e parë dhe synon të rikthehet te fitoret për ta rikthyer përsëri vetën në krye të Superligës.

Të dyja takimet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.