Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit Burim Ramadani se, Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës janë në luftë. Policia e Kosovës si institucion përgjegjës për sigurinë e vendit, vlerëson se kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe profesional me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, gjë që ka kontribuar që të kemi një situatë të sigurt, të qetë dhe stabile.
“Sa u përket zhvillimeve të fundit Policia e Kosovës vlerëson se pavarësisht funksionit apo pozitës që një zyrtar mund të ketë brenda institucioneve, përgjegjësia është individuale dhe kjo nuk reflekton në asnjë mënyrë në bashkëpunimin institucional në mes të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Policia e Kosovës çmon nivelin e bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të garantimit të sigurisë nacionale dhe sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në kumtesën e policisë