Sot në Komunën e Kamenicës është zhvilluar aktiviteti vullnetar për pastrimin e ambientit te lumi “Krivareka”, që kishte për qëllim edhe promovimin sa më shumë të Kamenicës si qytet i gjelbër dhe të vetëdijesimit të qytetarëve për ambientin.
Edhe Policia e Kosovës iu ka bashkëngjit këtij aksioni vullnetar për pastrim ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
“Policia e Kosovës (PK) në kuadër të aktiviteteve “Policimi në Bashkësi” me 20 maj 2021 ka pranuar ftesë nga Komuna e Kamenicës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkërendim me Ambasadën Amerikane, që sot me 22 maj 2021 prej orës 09:00, të bashkohet në aktivitet vullnetar organizuar në Qytetin e Kamenicës për pastrimin e lumit “Krivareka” , për promovim të Qytetit të Kamenicës si “Qytet i gjelbër”, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient të pastër”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, aktivitetit të tillë iu janë bashkangjitur Policia e Kosovës (PK), zyrtarë Komunal të Kamenicë, KFOR-i , shoqëria civile e vullnetmirë të tjerë, gjithnjë duke i respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.
“Aksioni ka përfunduar në ora 12:00 dhe ka pas përkrahje e shumë subjekteve dhe ka qenë i mirëpritur”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/