Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar dyshohet se ka nën posedim sasi të dyshuara të substancave narkotike, ka trajtuar informacionet me veprime konkrete hetimore dhe operative në terren të cilat kanë rezultuar me gjetjen e substancave narkotike të dyshuara, armë zjarri, dhe municion.
Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
- 6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram,
- 1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë,
- 4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë,
- 1 (një) radiolidhje.
Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastinpersoni i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës, njofton policia. /2LONLINE/