Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me ftesë nga Këshilli i fshatit Llashticë, të Komunës së Gjilanit, njësitet e policisë në komunitet dhe ata nga nënstacioni i Zhegrës kanë marre pjesë në takimin e organizuar nga ky Këshill.
Ky takim është kryesuar nga kryetari i këshillit, Ekrem Hasani. Në takim është diskutuar gjendja e sigurisë në fshatin Llashticë gjatë pandemisë dhe pas lehtësimit të masave.
“Edhe zyrtarë policor në komunitet nga stacioni policor Gjilan dhe nga nën stacioni Zhegër kanë premtuar se policia gjithmonë do të jetë e gatshme dhe pran nevojave të qytetareve. Kryetari i këshillit dhe të pranishmit tjerë anëtar të këshilli u shprehen mirënjohës për gatishmërinë e policisë në bashkëpunim dhe përkrahje në aspektin e sigurisë që po u afrohet në lokalitetin e tyre”, ka thënë zëdhënësi Hashani.