DYLON

Komuna e Gjilanit i dorëzon Handikos-it donacionin e Flamur Bunjakut për personat me nevoja të veçanta

Komuna e Gjilanit i dorëzon Handikos-it donacionin e Flamur Bunjakut për personat me nevoja të veçanta
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjlanit i ka dorëzuar të mërkurën donacionin e bashkatdhetarit nga Zvicra, Flamur Bunjaku, për shoqatën Handikos, përkatësisht njerëzve me nevoja të vecanta që përfshihen 13 shtretër hidraulik dhe 3 kada për banjo.

Në ceremonë e dorëzimit ka qenë i pranishëm kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, babai i donatorit, Sabri Bunjaku dhe përfaqësues të Handikosit, Fatmir Shurdhani e Afrim Maliqi.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky donacion është dhurata më e mirë që e kanë marrë gjatë muajit të Ramazanit, duke shprehur falënderim për të dhe për të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e madhe ndaj Gjilanit.

EkoHigjiena

Nënkryetari Arbër Ismajli, e ka falënderuar donatorin Flamur Bunjaku i cili i është bashkangjitur aksionit të Komunës për furnizim

me shtretër për Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare, disa Ambullanta dhe banjot, të cilët do të jenë lehtësim i madh për ta.

Menaxheri i Handikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani dhe drejtori i Handikosit në nivel të Republikës, Afrim Maliqi, kanë falënderuar Flamur Bunjakun për këtë mbështetje të madhe, duke thënë se lehtësojnë shumë punën për paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.