Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 66 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 676 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 66 aksidente trafiku, nga të cilat 20 me lëndime në njerëz, 46 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/