Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 58 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 464 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, nga të cilat 31 me lëndime në njerëz, 27 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 5 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/