DYLON

Presidentja Osmani: Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë

Presidentja Osmani: Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti, për nder të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi si dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Liderët institucional, gjithashtu kanë bërë nderime edhe tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka thënë se sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës, ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një lufte, e cila rezultoi me gjenocid ndaj një populli të pafajshëm, popullit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se sot nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot.

“Në mëngjes ne sot nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam dëshmorët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot, dhe tani këtu nderojmë ushtarët e NATO-s, ata që nga 10 qershori e tutje hynë në Republikën e Kosovës për t’ia dhënë vulën çlirimit të vendit tonë”, ka theksuar Presidentja.

Më tej, Presidentja Osmani ka thënë se jemi mirënjohës përherë për të gjithë ata që vendosën themelet e shtetit tonë.

“Jemi mirënjohës përherë dhe e përsërisim këtë mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç e thash për vizionarët e shtetit, për Presidentin Rugova, gjithë aktivistët që dhanë gjithçka që të vendosen këto themele, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vënë jetën e tyre në rrezik, dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Por, edhe mirënjohje e përjetshme për të gjithë miqtë tanë, të cilët na ndihmuan që lirinë, pavarësinë dhe demokracinë ta kemi realitet të cilin sot e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Presidentja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.