Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 49 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 609 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, nga të cilat, 1 me fatalitet, 21 me lëndime në njerëz, 27 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 8 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/