DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë (22-26 Maj)

Parashikimi i motit për pesë ditë (22-26 Maj)
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ja parashikimi i motit për pesë ditë (22-26.Maj, 2023)

Mot i ndyshueshëm

EkoHigjiena

E hëne- mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E merkurë- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqeruara me shkarkime rrufesh.

Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.