DYLON

Policia e Kosovës pranoi donacion pesë furgonë nga shteti gjerman

Policia e Kosovës pranoi donacion pesë furgonë nga shteti gjerman
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë (5) automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë z. Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.

EkoHigjiena

Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror.

Ministri z. Sveçla dhe zëvendësdrejtori z. Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.