Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.
Sipas policisë, 20 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 37 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 760 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Janë shqiptuar edhe 2 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 37 persona, 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/