DYLON

Kryetari Kastrati folës në Institutin Veror të Teach for Kosova

Kryetari Kastrati folës në Institutin Veror të Teach for Kosova
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ishte i ftuar të bashkëbisedoj në Institutin Veror të Teach for Kosova, lidhur me sfidat dhe problemet në sistemin arsimor.

I pari I komunës, Qëndron Kastrati tha se ishte kënaqësi të ishte folës kyç i këtij institucioni.

EkoHigjiena

“ Pata kënaqësinë që sot të bashkëbisedoj në Institutin Veror të Teach for Kosova, bashkë me të rekrutuarit e vitit 2021, në programin e fellowshipit në drejtime si lidership, pedagogji, ndërveprim me komunitetin e shumë drejtime të tjera. Ishte një bashkëbisedim i frytshëm me të gjithë prej tyre. Unë ju urova suksese në këtë rrugëtim dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ta, për çka edhe falënderojmë Teach for Kosova për mundësinë e ofruar”, tha ai.

Kastrati më tej shtoi se gjatë këtij bashkëbisedimi u fol për të metat e sistemit të arsimit në Kosovë, ku dhe ndau problemet dhe sfidat që ka pasur Kamenica në sistemin arsimor.

“Si folës kyç i këtij instituti, sot folëm për “Të metat e Sistemit të Arsimit në Kosovë”, ku edhe ndava me ta sfidat dhe problemet të cilat i kemi gjetur në sistemin arsimor në një komunë të vogël siç është Kamenica, si dhe planet e përpjekjet tona për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në komunën tonë. Përpjekje këto, që shumë shpejt do të fillojnë të merren shembull edhe në nivel vendi, marrë parasysh edhe rënien e numrit të natalitetit, e zvogëlimin e numrit të nxënësve”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.