Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 489 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 1 aksident fatal, 10 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.